Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka zhvilluar një drekë pune me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, ku është diskutuar thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe diasporës shqiptaro-amerikane.
Në takim u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit strategjik dhe koordinimit të përbashkët për avancimin e interesave afatgjata të Kosovës.
Përfaqësuesit e AARC prezantuan nismat dhe planet e tyre, duke veçuar mbështetjen për rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar me SHBA-në.
Po ashtu, u vlerësua roli i diasporës në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe u theksua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë me institucionet vendore.//eo//




