Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar bashkëpunimin me kongresmenin amerikan Eliot Engel, duke e vlerësuar atë si një mik të madh të Kosovës dhe një zë të fuqishëm në SHBA.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se Engel ishte një autoritet i rëndësishëm politik dhe moral, i lidhur ngushtë me mbështetjen për Kosovën dhe rrugën e saj euro-atlantike.
“Kam pasur privilegjin të punoj me të në përpjekjet për njohjen e Kosovës. Mbështetja e tij nuk ishte vetëm politike, por edhe njerëzore e personale”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai shtoi se emri i Engel do të mbetet i lidhur përgjithmonë me miqësinë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.




