Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan dhe mikut të Kosovës, Eliot Engel.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së Engel, popullit amerikan dhe qytetarëve të Kosovës, duke e vlerësuar atë si një mbështetës të madh të Kosovës.
“Marrëdhënia e tij e veçantë me Presidentin Ibrahim Rugova dhe mbështetja e palëkundur ndaj vizionit të tij për Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike përbëjnë një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin tonë politik e shtetëror”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai kujtoi se në vitin 2004, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, Presidenti Rugova e kishte dekoruar Engel me Medaljen e Artë të Lirisë.




