Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mbështetës të madh të shqiptarëve dhe Kosovës.
Ai vlerësoi rolin e Engel në mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe mbështetjen e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në periudha të vështira historike.




