Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Iranit që mbaheshin në Katar, ka bërë të ditur një burim i lartë iranian për Reuters.
Sipas këtij burimi, zhbllokimi i aseteve lidhet drejtpërdrejt me sigurimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.
Teherani e ka cilësuar këtë zhvillim si një sinjal serioziteti për arritjen e një marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme, para bisedimeve që pritet të zhvillohen në Pakistan.
Ndërkohë, raportohet se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, në prani të të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner.//sinjali//




