Jeton Ramadani, djali i heroit të Kosovës Agim Ramadani, ka bërë thirrje për unitet dhe ruajtje të vlerave të luftës, duke theksuar se sakrifica e dëshmorëve duhet të vazhdojë të nderohet përmes ndërtimit të shtetit.
Ai tha se figura e babait të tij nuk i përket vetëm familjes, por të gjithë atyre që luftuan dhe kontribuojnë për Kosovën.
Sipas tij, lufta nuk përfundon me armë, por vazhdon përmes mënyrës së jetesës dhe angazhimit qytetar për shtetin.
Në fund, Ramadani u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë zbehjen e sakrificës së dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe dashurisë për atdheun.//eo//




