Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të shqiptarëve dhe të Kosovës.
Haradinaj vlerësoi se Engel gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua çështjes së Kosovës dhe mbështetjes për shqiptarët, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin e lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Ai theksoi se shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për rolin e tij dhe se Engel do të kujtohet si simbol i miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj i shprehu ngushëllime familjes Engel, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, duke shtuar: “U prehtë në paqe.”




