Sami Lushtaku ka përkujtuar dëshmorët Driton Veliu nga Polaci dhe Islam Asllani nga Makërmali, të rënë më 11 prill 1999 në Koshare dhe Drenicë.
Ai theksoi se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë së Kosovës dhe dëshmi e vendosmërisë për çlirim, duke shtuar se kujtimi për ta forcohet me kalimin e kohës.
Lushtaku gjithashtu njoftoi për zbulimin e pllakës përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e lagjes Kodra në Prekaz, duke e cilësuar atë si vatër të qëndresës dhe luftës së UÇK-së, nga ku dolën luftëtarë të udhëhequr nga komandanti Ilaz Kodra.
Ai theksoi se kujtimi për dëshmorët dhe martirët është obligim i përhershëm, ndërsa u bëri thirrje për respekt dhe nderim të sakrificës së tyre.




