Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se forcat amerikane kanë nisur operacionin për pastrimin e Ngushticës së Hormuzit.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, ai tha se ushtria amerikane ka filluar procesin e largimit të rrezikut në këtë zonë strategjike detare. Sipas tij, të gjitha anijet iraniane të përdorura për vendosjen e minave janë shkatërruar.
“Tani po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit”, ka shkruar Trump, duke shtuar se “të 28 anijet minahedhëse të Iranit ndodhen në fund të detit”.
Pak minuta para këtij deklarimi, mediat ndërkombëtare raportuan për praninë e shtuar të anijeve luftarake amerikane në këtë ngushticë, e cila konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.




