Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetë dhe ministra të kabinetit qeveritar, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Albulena Haxhiut.
Ceremonia mortore është mbajtur në fshatin Lupç të Podujevës, ku i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit.
Në varrim morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga skena politike, përfshirë partitë opozitare, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Haxhiu.




