Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se së shpejti do të emërojë anëtarin e dhjetë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ajo ka theksuar se në këtë proces do të merret parasysh parimi i proporcionalitetit dhe përfaqësimit politik, duke u bazuar në rezultatet zgjedhore dhe fuqinë e subjekteve në Kuvend.
Haxhiu u shpreh se përfaqësimi në institucione duhet të reflektojë mbështetjen që partitë kanë marrë nga qytetarët, duke përmendur si shembull përbërjen e komisioneve parlamentare.
Çështja e emërimit të anëtarit të fundit të KQZ-së mbetet objekt diskutimi mes partive politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës.




