Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, ka mbrojtur ligjin për Masat për Produktet Themelore, duke thënë se synon mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e pakontrolluar e çmimeve.
Ai theksoi se shteti duhet të ndërhyjë kur çmimet bëhen të papërballueshme dhe se ligji nuk e zëvendëson tregun e lirë, por synon të parandalojë abuzimet.
Sipas tij, masat janë të përkohshme dhe të ngjashme me praktikat në ekonomitë e zhvilluara, ndërsa opozita, siç tha ai, nuk duhet t’i dërgojë këto masa në Gjykatën Kushtetuese.




