Barcelona ka shënuar fitore të thellë 4-1 ndaj Espanyolit në derbin katalanas, duke përfituar nga hapi fals i Real Madrid dhe duke u shkëputur në krye të La Ligës me nëntë pikë diferencë.
Ndeshja u dominua nga katalanasit që në fillim, me Ferran Torres që shënoi dy gola pas asistimeve të Lamine Yamal. Espanyoli arriti të ngushtojë rezultatin përkohësisht me një gol të Pol Lozanos, por Barcelona reagoi shpejt.
Yamal shënoi edhe vetë, ndërsa Marcus Rashford vulosi fitoren 4-1 në fund të takimit. Me këtë triumf, Barcelona vazhdon serinë pozitive në derbi dhe forcon pozitat në krye të tabelës me 79 pikë, ndërsa Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 70 pikë.




