Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se dy shkatërrues të Marinës Amerikane, USS Frank E. Petersen dhe USS Michael Murphy, kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit për të siguruar rrugën ujore.
Sipas deklaratës, operacioni synon pastrimin e zonës nga minat detare të vendosura nga Irani dhe garantimin e lëvizjes së lirë të anijeve tregtare.
Komandanti i CENTCOM-it, Admirali Brad Cooper, bëri të ditur se është nisur krijimi i një kalimi të ri të sigurt, i cili së shpejti do t’i prezantohet industrisë detare për të lehtësuar qarkullimin e tregtisë.




