Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, nafta do të shitet deri në 1.84 euro për litër, benzina deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gasi deri në 0.89 euro për litër.
Krahasuar me një ditë më parë, nafta ka shënuar ulje, pasi dje çmimi maksimal ishte 1.86 euro për litër.




