Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon të rëndojë jetesën e qytetarëve. Sipas ASK-së, inflacioni vjetor arriti në 6.7% në mars 2026, nga 6.0% në shkurt dhe 5.8% në janar, ndërsa vetëm brenda një muaji u rrit për 1.5%.
Shtrenjtimet më të mëdha janë regjistruar te energjia elektrike (17.4%), furnizimi me ujë (31.9%) dhe lëndët djegëse (15.6%). Edhe ushqimet janë rritur ndjeshëm, me mishin (+12.4%) dhe pemët (+13.1%) ndër më të prekurat.
Qeveria e lidh situatën me faktorë të jashtëm, por FMN vlerëson se inflacioni i lartë dhe ngadalësimi ekonomik do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.




