Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer në elitën e futbollit spanjoll, duke shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen Mallorca – Rayo Vallecano.
Muriqi e zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, duke kaluar Mallorcën në epërsi 1–0. Vetëm katër minuta më vonë, ai u rikthye sërish në skenë duke realizuar edhe golin e dytë personal, për ta çuar rezultatin në 2–0.
Sulmuesi kosovar po vazhdon formën e tij të lartë këtë sezon, i cili po konsiderohet si një nga më të mirët në karrierën e tij në La Liga.




