Një person është kapur me një thikë gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të valixhes së një të dyshuari mashkull kosovar në dalje, është gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf.
Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga autoritetet kompetente.




