Një vetaksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut, ku një person ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Enis Osmanaj, 32 vjeç. Sipas policisë, dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me një shtyllë betoni.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa në aksident ka qenë i përfshirë vetëm një automjet.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.




