Gjermania do të ulë përkohësisht taksat mbi naftën dhe benzinën me rreth 0.17 euro për litër për një periudhë dy mujore, në përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve.
Lajmi u bë i ditur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili paralajmëroi se ndikimet ekonomike nga konflikti në Iran do të ndihen për një kohë të gjatë.
Ai tha gjithashtu se masat e dakorduara në koalicion, përfshirë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, pritet të votohen në fund të prillit.




