Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me çmimin 1.84 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.44 euro për litër. Gazi është përcaktuar në 0.89 euro për litër.
Vendimi është bërë publik nga MINT dhe hyn në fuqi sipas rregullimeve të tregut të derivateve në vend.




