Komuna e Kaçanikut ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së gjashtë dëshmorëve dhe 13 martirëve që humbën jetën më 13 prill 1999.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Selajdin Troni, tha se kjo datë mbetet një nga më të dhimbshmet për këtë komunë, duke kujtuar sakrificën e atyre që ranë për lirinë e vendit, përfshirë edhe fëmijë të pafajshëm.
Edhe përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së në Kaçanik, Fahri Demnika, tha se ajo ditë shënon një nga ngjarjet më të rënda, kur forcat serbe ushtruan dhunë ndaj popullsisë civile.
Ai theksoi se sakrifica e të rënëve nuk do të harrohet dhe mbetet pjesë e kujtesës kolektive.//eo//




