Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë së shpejti një konferencë për situatën në Ngushtica e Hormuzit.
Në një postim në rrjetet sociale, Macron ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj konference është “rikthimi i lirisë së lundrimit” në këtë zonë me rëndësi të madhe strategjike për tregtinë globale.
Ai theksoi se nisma do të përfshijë vende të gatshme për të kontribuar në një mision shumëkombësh paqësor, i cili synon garantimin e lëvizjes së lirë të anijeve në këtë korridor detar.
Sipas Macron, misioni do të jetë “rreptësisht mbrojtës” dhe i pavarur nga palët në konflikt, ndërsa dislokimi i tij pritet të ndodhë sapo ta lejojnë rrethanat në terren.




