Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother, Kevin Edmond, ka folur lidhur me raportimet për Ana Ejupin dhe një shtatzëni të mundshme.
Ai ka konfirmuar se Ana Ejupi ka kaluar një shtatzëni që më pas është ndërprerë, por ka theksuar se nuk dëshiron të flasë më shumë për këtë çështje, duke thënë se i takon asaj të flasë.
“Ana ka pasur një shtatzëni dhe e ka humbur para dy-tre muajsh”, ka thënë ai, duke shtuar se pavarësisht kësaj, ata kanë vazhduar jetën e tyre.
Dyshja u njoh në Big Brother dhe vazhdojnë të jenë në një lidhje.




