Shqipëria ka vendosur kufizime të përkohshme për qarkullimin e kamionëve drejt Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila ka sqaruar se masat do të jenë në fuqi nga 14 deri më 16 prill dhe lidhen me kufizimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në këto drejtime.
Sipas autoriteteve, përjashtim nga ky vendim do të kenë vetëm automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, të cilat do të lejohen të qarkullojnë pa kufizime gjatë kësaj periudhe.




