Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, ka deklaruar se numri i rasteve me HIV/AIDS në Kosovë është në rritje, ndonëse mbetet i ulët në përgjithësi.
Ai ka theksuar se shqetësuese mbetet mungesa e informimit, duke shtuar se ka persona që nuk janë të vetëdijshëm as për ekzistencën e kësaj sëmundjeje.
Sipas tij, në Kosovë ende ekziston hezitim për të folur hapur për shëndetin seksual, çka ndikon në nivelin e ulët të vetëdijesimit për këto çështje.




