Ish-komandanti i UÇK për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka reaguar për situatën politike në vend, duke kritikuar qeverisjen aktuale.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka theksuar se Kosova nuk ka hapësirë për një qeverisje që karakterizohet nga plogështia dhe mungesa e vizionit.
Ai ka theksuar se interesi shoqëror kërkon largimin e individëve jokompetentë që, sipas tij, pengojnë zhvillimin e vendit. “Një qeveri e madhe në numra, por e vogël në punë, është barrë e rëndë për buxhetin e shtetit”, ka shkruar Mustafa.
Në fund, ai ka bërë thirrje për një ekzekutiv më kompakt, më llogaridhënës dhe më funksional në shërbim të qytetarëve.




