Safet Gërxhaliu ka komentuar vendimin e Gjermanisë për uljen e taksës mbi naftën dhe benzinën për një periudhë dy mujore, duke e cilësuar atë si një masë në funksion të ekonomisë dhe qytetarëve.
Sipas tij, një fuqi e madhe ekonomike po ndërmerr hapa konkretë për të lehtësuar barrën e çmimeve të derivateve, ndërsa ka theksuar se rekomandimet e ekspertëve vendorë për skenarë të ngjashëm shpesh janë keqinterpretuar ose janë injoruar.




