Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje me Real Madridin vetëm dy ditë para ndeshjes vendimtare ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi francez u stërvit normalisht me skuadrën, duke larguar dyshimet për gjendjen e tij fizike pas një lëndimi të lehtë në ndeshjen ndaj Gironas.
Stafi mjekësor po e monitoron gjendjen e tij, por pa kufizime serioze, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për sfidën.
Real Madridi kërkon përmbysje pas humbjes 1–2 në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich, ndërsa takimi i kthimit luhet në “Allianz Arena” të mërkurën në ora 21:00.




