Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vazhdon nesër në orën 11:00.
Sipas njoftimit të publikuar nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rend të ditës janë dy pika: zgjedhja e kryeparlamentarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, një ditë më parë ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që në afat prej 30-ditësh të zgjedh kryeparlamentarin përmes votim të hapur, dhe se i njejti kandidat të hidhet në votim jo më shumë tre herë.
Afati 30-ditor nis nga publikimi i aktgjykimit.




