Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka bërë të ditur se sektori i turizmit ka shënuar rritje rreth 9.6% në tremujorin e parë të vitit.
Ai theksoi se ky trend pozitiv vjen falë investimeve të sektorit privat dhe përmirësimit të ofertës turistike, ndërsa Kosova mbetet ende destinacion i paeksploruar për shumë turistë ndërkombëtarë.
Megjithatë, Sogojeva paralajmëroi se kriza politike dhe vonesat në formimin e institucioneve po ndikojnë negativisht në bizneset, duke kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë për stabilitet institucional.
Sipas të dhënave të fundit, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve dhe net-qëndrimeve, veçanërisht nga vendet evropiane, çka po ndikon pozitivisht në zhvillimin e turizmit në Kosovë.//eo//




