Edhe 15 ditë kanë mbetur deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, por skena politike vazhdon të jetë pa pajtueshmëri.
Opozita fajëson kryeministrin Albin Kurti për mungesë vullneti për zgjidhje, ndërsa nga Qeveria thonë se duhet shmangur një proces i ri zgjedhor.
Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje me partnerët ka 66 deputetë, ndërsa për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në dy raundet e para.
Takimet mes liderëve, përfshirë atë mes Lumir Abdixhiku dhe Kurtit, nuk kanë prodhuar marrëveshje, ndërsa kontaktet me liderët tjerë politikë mbeten të kufizuara.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka caktuar afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.




