Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka deklaruar se pas nisjes së hetimeve për skandalin me njehsorët elektrikë, ka filluar edhe ndërrimi i tyre, duke rrezikuar, sipas tij, fshehjen e provave.
Ai tha se një veprim i tillë mund të përbëjë vepër penale dhe kërkoi që pajisjet të trajtohen si prova materiale dhe të hetohen në laboratorë të pavarur.
Azemi bëri thirrje për transparencë të plotë në procesin hetimor dhe për sqarimin e plotë të rastit.




