Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 Prillin – Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se plagët e popullit të Kosovës mbeten të thella dhe të paharrueshme.
Ai ka vlerësuar se mijëra jetë janë shkatërruar nga kjo plagë e rëndë, por njëkohësisht ka theksuar edhe forcën e mijëra të mbijetuarve që kanë arritur të përballojnë pasojat e luftës.
Haradinaj ka shtuar se rrëfimet e të mbijetuarve janë dëshmi e qartë e agresionit, duke theksuar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse dhe të dënohet në çdo instancë ndërkombëtare.




