Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke thënë se i mungon “guximi” në raport me situatën në Iran, sipas mediave italiane.
Ai është shprehur se ishte i befasuar nga qëndrimi i saj dhe ka shtuar se ajo mendon se SHBA duhet të marrë përsipër veprimet në vend të Evropës.
Deklaratat vijnë pas komenteve të mëparshme të Melonit, të cilat Trump i ka quajtur të papranueshme.




