Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një cisternë me karburant është përmbysur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se rreth orës 06:00, në kilometrin 24 në drejtimin Prishtinë–Prizren, është regjistruar një vetaksident me kamion.
Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë trajtuar rastin.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për dëmet materiale, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë në vazhdim.




