Në territorin e Maqedonisë së Veriut deri në orën 12 janë regjistruar gjithsejt tre zjarre aktive.
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të këtij shteti raportojnë se aktualisht aktiv është një zjarr, kurse dy të tjerat janë shuar plotësisht.
Zjarri aktiv mbetet në ‘Jesen’ në komunën Makendonski Brod, ku po digjet një pyll i përzier.
Zjarret që u shuan ishin në komunën e Manastirit dhe atë të Strumicës.




