Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Sipas raportit, janë regjistruar 11 aksidente me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar 2,385 gjoba trafiku.
Në aspektin e sigurisë publike, janë arrestuar 15 persona dhe 4 janë dërguar në mbajtje.




