Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencionin e Pronësisë Industriale, organizoi një aktivitet informues në Venture UP, në kuadër të Muajit Ndërgjegjësues për Pronësinë Intelektuale.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të bizneseve për rëndësinë e mbrojtjes së inovacionit dhe ideve të tyre përmes instrumenteve ligjore si patentat, markat tregtare dhe sekretet tregtare.
Gjatë prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit u informuan më gjerësisht mbi procedurat e regjistrimit, përfitimet që sjell mbrojtja e pronësisë intelektuale, si dhe rolin e institucioneve në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe konkurrues për bizneset.
Dogana e Kosovës ritheksoi përkushtimin e saj në luftimin e shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik përmes bashkëpunimit institucional dhe edukimit të komunitetit të biznesit.




