Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat pranë Spitali Nënë Tereza në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama bëri të ditur se pallati në kompleksin “Arlis” do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi.
Ai theksoi se, edhe pse të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin, qytetarët e dëmtuar nuk do të lihen vetëm, ndërsa taksapaguesit nuk duhet të mbulojnë një dëm që sipas tij duhet të përballohet nga sigurimet.
Rama u bëri thirrje qytetarëve që të sigurojnë banesat e tyre ndaj fatkeqësive të tilla, duke e cilësuar këtë rast si një shembull domethënës për rëndësinë e sigurimit të pronës.
Në fund, ai uroi shëndet për familjet e prekura dhe falënderoi zjarrfikësit dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në shpëtimin e jetëve gjatë ngjarjes.




