Instituti i Historisë “Ali Hadri” ka promovuar 24 botime shkencore për periudhën prill 2025 – prill 2026, në një aktivitet ku u prezantuan edhe arritjet kryesore të institutit gjatë kësaj kohe.
Drejtoresha e institutit, Teuta Shala, tha se botimet përfshijnë monografi, vëllime me dokumente, përmbledhje punimesh dhe revistën shkencore “Kosova”, duke trajtuar tema nga antikiteti deri në vitin 2008.
Ajo theksoi se ndër botimet kryesore është edhe vëllimi i parë i “Historisë së Kosovës”, si dhe numri jubilar i revistës shkencore të institutit.
Edhe profesori Arbër Hadri vlerësoi punën kërkimore dhe botuese të institutit, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm për historiografinë e Kosovës dhe më gjerë.//EO//




