Në Pikën Kufitare në Vërmicë, gjatë një kontrolli rutinë është zbuluar një sasi mallrash të padeklaruara në një automjet që po hynte në territorin e Kosovës.
Pas deklarimit fillestar se nuk kishte mallra për t’u deklaruar, automjeti është dërguar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku janë gjetur mallra të padeklaruara.
Sipas autoriteteve doganore, vlera e tyre pa taksa është rreth 13,877 euro, ndërsa shmangia nga detyrimet doganore kap vlerën mbi 4,000 euro.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.




