Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë një vizite në Gjilani ka parë nga afër punën e Zyrës Rajonale të Shërbimi Sprovues i Kosovës.
Ajo vlerësoi këtë institucion si një hallkë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, duke theksuar rolin e tij në mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave alternative ndaj dënimit me burgim.
Gërvalla u shpreh se një sistem drejtësie funksional matet me zbatimin efektiv të ligjit dhe integrimin e personave nën mbikëqyrje në shoqëri, ndërsa shtoi se mbetet prioritet forcimi i këtij shërbimi përmes trajnimeve, rritjes së efikasitetit dhe modernizimit të infrastrukturës.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet korrektuese për një sistem drejtësie më efikas dhe në shërbim të qytetarëve.




