Dogana e Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të ish-kolegut të saj, Haxhi Blakaj.
I ndjeri ka qenë ndër zyrtarët më të vjetër të institucionit, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e Doganës së Kosovës në periudha kyçe për vendin.
Ai ka luajtur rol edhe në organizimin sindikal, si bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Sindikatës së Doganës në vitin 2007, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Dogana e Kosovës vlerëson se me ndarjen e tij nga jeta është humbur një profesionist i përkushtuar dhe një figurë me vlera të larta njerëzore e profesionale, ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e tij.




