Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të planit operativ “Sezoni veror 2026” dhe aktiviteteve parandaluese në trafik, po zhvillon këtë javë një fushatë sensibilizuese për biçiklistët.
Fushata, që po realizohet nën moton “Mbroje jetën tënde dhe të tjerët”, ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për rreziqet në trafik gjatë ngasjes së biçikletës dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.
Gjatë aktiviteteve, zyrtarët policorë po mbajnë kontakte direkte me qytetarët dhe po shpërndajnë broshura informuese për biçiklistët.




