Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 834 gjoba për tejkalim të shpejtësisë gjatë një jave, në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”.
Autoritetet kanë apeluar tek shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përshtatin vozitjen me kushtet e rrugës, duke paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.




