Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka konfirmuar se partia e saj nuk do të votojë asnjë kandidat për president që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo tha se AAK mund të shqyrtojë vetëm një figurë konsensuale, me bagazh historik dhe kombëtar, ndërsa shtoi se pa një emër konkret nuk mund të ketë diskutim për mbështetje.
Ndërkohë, LDK ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me pushtetin për këtë çështje, ndërsa nga PDK pritet një qëndrim pas mbledhjes së grupit parlamentar.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri mbetet 28 prilli, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.




