Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, ku në fokus do të jetë çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Kuvendi i Kosovës ka më pak se dy javë kohë për të zgjedhur presidentin e ri, përndryshe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Pavarësisht diskutimeve ndërmjet partive parlamentare, ende nuk është arritur një konsensus për emrin e presidentit. Opozita ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për mungesë vullneti për bashkëpunim.
Sipas burimeve, pas përfundimit të mbledhjes, PDK pritet të dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.
Zyrtarë të PDK-së kanë deklaruar publikisht se nuk do të zhvillojnë takime me Lëvizja Vetëvendosje pa një ftesë zyrtare, ku të specifikohen qartë temat e diskutimit. Ndërkohë, partia e kryeministrit Albin Kurti ende nuk ka dërguar një ftesë të tillë.




