Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai pritet të vizitojë Shtabin e kontingjentit grek në kuadër të misionit të KFOR-it, si dhe të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it.
Po ashtu, Dendias është paraparë të ketë një takim të veçantë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë, gjatë ditës, Kurti pritet të presë edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prevot.




