Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka rritur presionin te Real Madridi dhe ka shtyrë klubin të nisë diskutimet për të ardhmen e trajnerit.
Sipas raportimeve, bordi po shqyrton disa kandidatë potencialë për stolin e skuadrës, mes tyre emra si Jürgen Klopp, Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Mauricio Pochettino.
Klopp shihet si opsion për një projekt të ri, Zidane si rikthim i mundshëm, ndërsa Deschamps dhe Pochettino për përvojën dhe fleksibilitetin taktik.




